Abdixhiku: Politikat euforike të qeverisë kanë rënë në dy gracka

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se e ka pranuar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me marrëveshjen e nënshkruar për targat në Bruksel, më 23 nëntor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se trajtimi i gjendjes në veri, pas largimit të serbëve lokalë nga institucionet dhe vazhdimësia e procesit të dialogut, mbetet gjithnjë aktual.

Sipas tij, Kosova është dashur të fokusohet në dy gjëra bazike.

“Së pari të mos bjerë në asnjë grackë destabilizuese për vendin dhe së dyti të mos marrë fajësim për çfarëdo dështimi në këtë proces. Politikat euforike të qeverisë për fat të keq kanë rënë në këto gracka”, ka thënë Abdixhiku.

Siç theksoi kreu i LDK-së, asnjë intervistë, asnjë paraqitje televizive, asnjë konferencë për shtyp, nuk zëvendëson raportimin para qytetarëve në Kuvend.

Sa i përket procesit të dialogut, Abdixhiku ka thënë se është interes i Kosovës sepse duhet të kërkojmë marrëveshje finale që do të hapte rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Po ashtu, ai ka potencuar se Kosova duhet të sigurojë njohjen e vendeve mosnjohëse.

“Kur dëgjon pozicionimet e Qeverisë krijohet përshtypja që jeton në një univers paralel, në dy botëra që nuk përputhen me njëra-tjetrën sepse kryeministri foli për siguri e luftë ndaj krimit ndonëse derisa flasim këtu mbi 17 për qind e territorit është pa polici, pa gjyqtarë, pa prokurorë, pa shërbim bazik administrativ e komunal. Një dhunë familjare nuk ka kush e trajton. Me çka mbahet shteti, me fjalime prej Prishtinës? Pushteti na flet sesi ka ndryshuar procesi i dialogut sepse këta janë në qeveri. Nëse është ndryshimi prej të kaluarës pse jeni pajtuar që të bëhet Asociacioni? Çfarë ndryshimi është ky?”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika