Abdixhiku: Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar kritika të ashpra të shtunën ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai po sillet si një popullist që s’e njeh më realitetin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, në lidhje me menaxhimin e krizën ekonomike që po kalon Kosova.

Abdixhiku e ka quajtur kryeministrin Kurti,  popullist që “ nuk e njeh më realitetin”.

Sipas tij, Kurti është “i dehur nga jeta prej pushtetari”, dhe se “ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq, kur ai vetë është mirë”.

Për këtë arsye, sipas Abdixhikut, kryeministri i Kosovës, nuk e njeh rritjen e çmimeve dhe vështirësitë e familjeve kosovare.

Kryetari i LDK-së, ka shkruar në Facebook se, Kosova është në krizë më të thellë se çdo vend i Evropës, dhe sipas tij, Qeveria nuk po i del në krah qytetarëve të saj.

“Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrin frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai e ka postuar një foto ku në të shihet se në Kosovë vlera e inflacionit është në 14.1%, më e larta nga vendet e Evropës. Sipas fotos, vetëm Rusia dhe Ukraina kanë inflacion më shumë sesa Kosova.

Foto e postuar nga LDK

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika