Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër për katër vitet e ardhshme, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zhvillimi ekonomik është shtylla e vizionit të LDK-së.
Abdixhiku, gjatë një tubimi në Pejë, tha se në 4 vitet e ardhshme, parasheh 5 miliardë euro investime kapitale dhe rritje ekonomike prej 5%, njofton Dukagjini.
“Zhvillimi ekonomik është shtylla tjetër e vizionit tonë. Në katër vite, parashohim pesë miliardë euro investime kapitale dhe rritje ekonomike prej pesë për qind. Këto nuk janë shifra në letër; janë rrugë, ujësjellës, shkolla, spitale, zona industriale dhe vende pune. Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë dhe do ta lidhim Pejën siç e meriton”, ka deklaruar Abdixhiku.
Tutje ai tha se në qeverisjen e LDK-së shteti do të jetë pranë qytetarit që nga lindja.
