Abdixhiku pret në takim njoftues ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Abdixhiku theksoi se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin e saj në proceset euroatlantike dhe integruese.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës. Po ashtu i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në misionin e tij diplomatik, duke shprehur gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të ngushtë në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

 

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika