Abdixhiku: Prishtina e ka bërë zgjedhjen e saj me LDK-në, tani mbetet që Kosova ta ndjekë

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prishtina e ka bërë zgjedhjen e saj politike, duke u rreshtuar me LDK-në, ndërsa ka shtuar se tani mbetet që edhe Kosova ta ndjekë këtë orientim.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka vlerësuar rolin historik dhe politik të kryeqytetit, duke theksuar se Prishtina gjithmonë ka qenë një hap përpara, qyteti ku lindin idetë, krijohen trendet dhe ku politika kuptohet si përgjegjësi, e jo si spektakël.

“Kur Prishtina flet, Kosova e dëgjon. Kur Prishtina lëviz, vendi ndryshon”, ka shkruar ai, duke nënvizuar se pas 12 vitesh LDK është rikthyer si partia kryesore e kryeqytetit, gjë që sipas tij nuk është rastësi, por kthim i besimit, seriozitetit dhe standardit të qeverisjes.

Abdixhiku ka theksuar se ky trend po forcohet dita-ditës, tubim pas tubimi dhe lagje pas lagjeje, duke shtuar se orientimi i qytetarëve të Prishtinës ndaj LDK-së nuk është momental, por proces i qëndrueshëm politik.

Sipas tij, përkrahja në rritje për LDK-në në kryeqytet dëshmon se qytetarët e dallojnë qartë propagandën nga puna konkrete, improvizimin nga vizioni.

Në postimin e tij, Abdixhiku ka vënë në pah edhe përfaqësimin e Degës IV të Prishtinës në listën zgjedhore të LDK-së, duke e cilësuar atë si një ekip të fuqishëm dhe gjithëpërfshirës, me figura nga shëndetësia, arsimi, inovacioni, kultura, institucionet dhe politika aktive.

Ai ka përmendur kandidatët e kësaj dege me numrat zgjedhorë: Besian Mustafa (14), Hykmete Bajrami (3), Doarsa Kica-Xhelili (4), Ermal Sadiku (19), Arben Gashi (23), Sibel Halimi (24), Vlora Dumoshi (30), Krenar Xhaferi (31), Festim Kabashi (41), Vebi Mujku (97) dhe Bujar Gashi (100).

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika