Abdixhiku publikon “kontratën e jetës me shtetin”: Me qytetarin jo vetëm në kriza, por që nga dita e parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër të ardhshëm, Lumir Abdixhiku, vlerëson se shteti i detyrohet qytetarit jo vetëm në krizër, por që nga dita e parë.

Kësisoj, Abdixhiku bën të ditur se LDK-ja ka vizion “Kontratën e jetës me shtetin” teksa zotohet se do të jetë me qytetarët në çdo hap e sferë, njofton Dukagjini.

“Ne besojmë se shteti duhet të jetë i pranishëm në çdo hap të jetës së qytetarit; jo si bamirës, por si partner. Prandaj ky është vizioni ynë! Kontrata e Jetës me Shtetin. Ne besojmë në një shtet që nuk shfaqet vetëm në zgjedhje, por ecën me qytetarin në çdo hap të jetës. Që nga lindja, me 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit. Me çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor. Me mësim tërëditor, shujta të ngrohta dhe kushte të barabarta në shkolla. Me teknologji, kodim dhe përgatitje reale për të ardhmen. Me trajnim për 40 mijë të rinj dhe punësim të garantuar pas diplomimit. LDK ka plan. Ka ekip. Ka vullnet. 123 është zgjedhja”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika