Abdixhiku sot mban tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe Prishtinë

Në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për disa tubime elektorale që do të mbahen sot.

Sipas njoftimit të LDK-së, kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të mbajë tubime me qytetarët në Dragash nga ora 16:30, Prizren nga ora 18:00, Suharekë nga ora 19:00 si dhe në Prishtinë nga ora 20:30.

Gjatë këtyre tubimeve, Abdixhiku pritet të prezantojë programin qeverisës dhe vizionin e LDK-së për zhvillim, rend, mirëqenie dhe mundësi të barabarta, si dhe kandidatët e kësaj partie nga këto zona.

Nga LDK kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen takimeve për të dëgjuar nga afër ofertën politike të partisë për zgjedhjet parlamentare.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika