Abdixhiku takohet me Hovenier, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend

Në takimin mes kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ambasadorit të ShBA-ve, Jeffrey Hovenier, është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend

Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë jo vetëm në relacionet ndërshtetërore, por edhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Pamje nga takimi

Ai ka thënë se në prag të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik.

“Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben të ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika