Abdixhiku takon kryeministrin e Polonisë: LDK-ja do të vërë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Parlamentin Evropian në Strasburg, është takuar me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku shkroi disa fjalë për kryeministrin e Polonisë.

Sipas kreut të LDK-së, Tusk vazhdon të jetë një mbështetës dhe mik i madh i Kosovës.

Abdixhiku thekson se LDK-ja do të vërë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk.

May be an image of 2 people and text

“Donald Tusk është zgjedhur Kryeministër i Polonisë.  Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani. Një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, më tha se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë; dhe se Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë”, shkroi ai.

Ndryshe, Abdixhiku vizitën e ka nisur me pjesëmarrje në ndezjen e qirinjve dhe të dritave të Krishtlindjes, organizuar nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika