Abdixhiku vendos pllakë përkujtimore të Enver Malokut në selinë qendrore të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me familjen e ngushtë të Enver Malokut në 25-vjetorin e vrasjes së tij, kanë vendosur një pllakatë me portretin e tij në selinë qendrore të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së veprimtarit Enver Malokut, ka thënë se në mbrëmjen e 11 janarit të vitit të lirisë, ai u qëllua pranë banesës së tij në Breg të Diellit në Prishtinë.

Abdixhiku, në një postim në Facebook, theksoi se atë ditë u ndërpre rrugëtimi i një gazetari vetëmohues, i një ëndërrimtari të lirisë, i një intelektuali të rrallë e të pashoq, i një adhuruesi të shkrimit, rokut, e vet shpirtit kulturor të shoqërisë sonë.

“Patrioti model i orëve më të rënda e bartësi i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci, u vra në moshën 45 vjeçare”, shkroi ai.

“Sot, një çerek shekulli pas, me familjen e ngushtë Maloku, me zonjën Hava, Doruntinën e Drinin, në Selinë Qendrore të LDK-së shpalosëm pllakën e portretin përkujtimor të tij. Ky portret e kjo pllakë, e vendosur në Murin e Nderit, do të na qëndrojnë si shenja të rënda që na bekojnë përherë dhe në përditshmëri. Që na rikujtojnë rreshtin e gjatë të patriotëve të Lidhjes dhe vet Republikës, ëndrra fillestare e të cilëve na është bërë udhërrëfimi ynë sot”, shtoi më tej ai.

Hoti: Vrasja e tij ishte sulm ndaj lirisë, pavarësisë dhe shtetformimit të Kosovës

Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kujtuar veprimtarin Enver Malokun, me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti tha se “vrasja e tij ishte sulm ndaj lirisë, pavarësisë dhe shtetformimit të Kosovës”.

“Në këtë ditë të ftohtë të janarit, 25 vite më parë morëm lajmin e kobshëm për vrasjen e patriotit, gazetarit e veprimtarit të devotshëm për liri e pavarësi, z. Enver Maloku”, shkroi ai.

“Enver Maloku ishte gazetar dhe veprimtar i kahershëm i lirisë dhe pavarësisë të Kosovës. Bashkëpunimi i ngushtë me Presidentin e Rugova dhe vizioni i tij ndaj zhvillimeve të atëhershme i japin atij atributet e një patrioti të devotshëm. I përjetshëm qoftë kujtimi për Enver Malokun”, shtoi më tej Hoti.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika