Abdixhiku: Vota e 28 dhjetorit përcakton nëse Kosova ecën drejt Perëndimit apo mbetet në krizë

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar fushatën jo thjesht si garë elektorale, por si një ftesë për ndryshim dhe rikthim të shpresës.

Në një postim publik, Abdixhiku ka theksuar se ky është momenti për t’u bashkuar rreth arsyeshmërisë, maturisë dhe ndërtimit të një shteti që respekton qytetarin dhe funksionon për të gjithë. Ai ka deklaruar se zgjedhjet e së dielës janë mundësi për ta mbyllur kapitullin e krizës dhe për të hapur një fazë të re të Republikës, të orientuar drejt zhvillimit dhe integrimit euroatlantik.

“Secili prej jush do ta ketë në dorë një fletë që mund të duket e vogël, por aty është e shkruar e ardhmja e këtij vendi,” ka shkruar Abdixhiku, duke nënvizuar se qytetarët do të vendosin nëse Kosova do të vazhdojë rrugën e popullizmit apo do t’i kthehet kursit të saj natyral të shpresës dhe stabilitetit.

Ai ka ftuar votuesit që më 28 dhjetor të zgjedhin LDK-në dhe kandidatët e saj, duke e cilësuar këtë parti si bartëse të vizionit për një Kosovë që ecën drejt Perëndimit. Abdixhiku ka përfunduar mesazhin duke theksuar se ai dhe ekipi i LDK-së janë të zotuar të udhëheqin me dinjitet, përgjegjësi dhe dashuri për qytetarët dhe të ardhmen e vendit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika