Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes, për të mos shkuar në debate.
Abdixhiku ka thënë se ka pasur mungesë ballafaqimi.
“Fushatës i ka munguar ballafaqimi. Do të doja që njerëzit tanë të ekonomisë të përballen me të VV-së, por kur nuk ke me kënd ballafaqohesh, ske. Ai që shan, dhe e ka mendjen te ofendimi, ai nuk e do debatin, është humbës. Debati e çmonton propagandën”, tha Abdixhiku në RTV Dukagjini.