Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas së arritjes së marrëveshjeje pas-zgjedhore mes kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.
Ai paralajmëroi se partia nuk do të qëndrojë pasive dhe se pas përfundimit të balotazhit do të merren vendimet përkatëse.
“Për punë të shtëpisë merremi na vet. Më pritni pak. Më leni këto 20 ditë me garën… se kur ulesh aty e shtrin qafen, e ki kryetarin e një partie tjetër prapa, e se ki kryetarin tënd. Kjo s’është përfaqësim i denjë”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus në RTV Dukagjini.