Abdullahu i PDK-së kritikon Qeverinë: A e dini çka po bën që kur ka ardhur në pushtet? 

"Aty ku ka PESIMIZËM kjo Qeveri ofron populizëm e majtizëm ekstrem. Për k’to sene s’ka që ja kalon. Aferim”, ka shkruar ai, duke shtuar se “aty ku ka FJALË kjo Qeveri ‘sajgis alaminut’ edhe me ma shumë fjalë, por fjalë të kojshme që ua ‘ngopë trurin’ atyre që ende janë të uritur për shpresa me rrena. Ju boftë mirë"

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke pyetur se çka është duke bërë që kur ka ardhur në pushtet para rreth 3 vjetësh.

Sipas tij, aty ku ka papunësi, qeveria u thotë qytetarëve se “ja ku i keni vizat”.

“Aty ku ka PAPUNËSI kjo Qeveri të papunëve ju thotë – qe zgjidhja, qe ku i keni vizat. Tash erdh liria, shkoni ku doni e punoni çka të doni. Premtimi për punësim u përmbush.

Aty ku ka KORRUPSION kjo Qeveri thotë – jo tash nuk ka hajna as korrupsion. Hajnat janë nëpër gjykata. Prandaj s’ka kush ndan drejtësi, sepse gjykatat janë të kapura. Ama Qeveria ju mbron, sepse ajo është çlirimtarja. Mos ju paça borxh.

Aty ku ka PESIMIZËM kjo Qeveri ofron populizëm e majtizëm ekstrem. Për k’to sene s’ka që ja kalon. Aferim”, ka shkruar ai, duke shtuar se “aty ku ka FJALË kjo Qeveri ‘sajgis alaminut’ edhe me ma shumë fjalë, por fjalë të kojshme që ua ‘ngopë trurin’ atyre që ende janë të uritur për shpresa me rrena. Ju boftë mirë”.

“Aty ku ka PAQARTËSI kjo Qeveri shpërndan mjegull dhe shumëfishon intensitetin e të panjohurës. Monologun për Serbinë e shet për dialog me fitore kundër Serbisë, që kurrë nuk i paskemi pas. Gogësima politike !

Aty ku s’ka UNITET te shqiptarët në Ballkan, kjo Qeveri e gjen fajtorin në Shkup dhe Tiranë. Duhet të ketë edhe atje VV me patjetër, thotë ajo, që të krijohet uniteti me to, përndryshe le të bëhet ‘deti kos’. Dhe krejt kos është kah e bon.

Aty ku ka DINAR të Serbisë kjo Qeveri tha : tash e tutje veç euro, ama harroj të koordinohet me dollarin dhe dështoj. Dinari mbet, sepse dollari nuk u vet. Mosvet !

Aty ku duhet NËNSHKRIM për Asociacionin kjo Qeveri thotë e qes unë pa problem, veç për tango politike Kurti – Vuçiq më duhet edhe nënshkrimi i Serbisë. Pra nga nënshkrimi i Vuçiqit varet rregullimi i brendshëm i Kosovës. Ec e thuj këtyre puna e mbarë”, ka shtuar Abdullahu.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika