Abdxhiku: Kosova po zbrazet, Evropën duhet t’ua japim si standard jetese e jo si destinacion ikjeje

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se "vendi ynë s’duhet të jetë peng i ankesave të së shkuarës e kauzave të turmës"

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune dhe kanë lëshuar vendin për në Evropë.

“Pra, çdo ditë e secilën ditë, nga 134 kosovarë e lëshojnë Kosovën. Dhe sot, këtë të diel, janë larguar 134 sosh. Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi!”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka shtuar se “janë njerëzit tanë, fqinjët tuaj, mjekët, mësuesit, punëtorët e zanatit e profesionistët e rrallë – secili me të cilët ndani ditën – që ikin nga këtu”.

“Qytetet po na zbrazen; fshatrat po na shuhen, shërbime të tëra publike po na mbesin pa punëtorë e profesionistë në to. Kosova thjeshtë po zbrazet dhe ne s’mund të vazhdojmë më kështu”, ka thënë tutje ai.

“S’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve e altoparlantëve të tyre depresiv që veç theqafjen e kanë si përfundim. Refuzojeni këtë mendësi; Kosova s’i ka borxh të tillëve! Vendi ynë s’guxon të mbyllet në rrugëtimin euroatlantik si aspiratë historike e jona. Vendi ynë s’guxon të përplaset me aleatë, tani kur i duhet mbështetja në këtë rrugëtim. Vendi ynë s’duhet të jetë peng i ankesave të së shkuarës e kauzave të turmës. E shkuara s’na ndryshon më, e ardhmja s’po na bëhet”, ka theksuar ai.

Abdixhiku ka deklaruar se atyre që e lëshojnë vendin, “duhet t’u japim Evropën jo si destinacion ikjeje, por si standard jetese këtu”.

“Si gjeneratë politike duhet t’u japim atyre që sot mbyllin valixhet para largimit, Evropën jo si destinacion ikjeje, por si standard jetese këtu. Sepse Kosova meriton më mirë, sepse Kosova mundet më shumë”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika