Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Lakuriqi, ku u prit me përkrahje të madhe.
Në një postim në Facebook, Abrashi ka falënderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se kjo energji do ta bëjë të pandalshme fitoren e tij më 12 tetor.
“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen që na e dhatë, është energjia juaj që e bën të pandalshme fitoren tonë më 12 tetor”, ka shkruar ai.
Abrashi garon për të parin e Prizrenit me numrin 105 nën sloganin “Prizreni 365”.