Kabashi Vendimi i Kushtetueses më sensitiv dhe më i rëndësishëm se ato të rrëzimit të presidentëve dhe qeverisë

Analisti Bekim Kabashi në Debat Plus ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka me qenë shumë e kujdesshme pasi që ka me nxjerrë një prej vendimeve më të rëndësishme për vendin.
“Një prej vendimeve më të rëndësishme dhe më sensitive që ka nxjerrë ndonjëherë prej që është themelu si institucion dhe që nxjerr vendime në raport me Kushtetutën. Mendoj se është vendim më sensitiv se sa rrëzimi i presidentit Sejdiu, rrëzimi i presidentit Pacolli, rrënia e qeverisë Hoti edhe shkuarja në zgjedhje”, ka thënë ai.

“Ky vendim përcakton mbrojtjen e rendit kushtetues të Kosovës në pikën ku është më e ndjeshme, e ajo është të drejtat e komuniteteve e që është baza e planit të Ahtisaarit”, ka shtuar Kabashi.

Tutje Kabashi ka folur edhe për intervistën e dhënë të ambasadorit britanik lidhur me vendimin që do ta marrë Kushtetuesja. Kabashi ka thënë se kur flet ambasadori përfshi edhe njohjet e marra nga Kosova përmes Britanisë dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë, nëse vendimi i Kushtetueses mund të jetë kundër rendit kushtetues të Kosovës, mund të cenohet kontrata që Kosova e ka me Britaninë.

“Nëse cenohet kontrata me partnerët, me Perëndimin, atëherë Kosova është në situatë shumë të rëndë dhe këtë e ka treguar situata e fundit, vendimi i SHBA-së”, ka thënë Kabashi.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika