Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka komentuar në Debat Plus në RTV Dukagjini vendimin e Shteteve të Bashkuara për suspendimin e dialogut strategjik me Kosovën.
Ai tha se një lajm i tillë nuk është i mirëpritur dhe se nuk ka pasur mundësi t’i analizojë shkaqet që e kanë shtyrë SHBA-në drejt këtij vendimi.
“E pash, e pash, me të vërtetë është një lajm të cilin nuk e kisha mirëprit… nuk i di saktë arsyet, nuk mujta mi analizu se cilat janë ato që e kanë shty…”, deklaroi Abrashi.
Tutje ai ka thene se nuk është kurgjo dhe nuk është ndonjë katastrofë.