Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është prapa kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj.
Sipas rezultateve të preliminare, Totaj ka fituar 53.86% të votave (25,326), ndërsa Abrashi ka marrë 46.14% (21,699).
Në një prononcim për emisionin Debat Plus, Abrashi tha se rezultati është pothuajse i qartë, por se ende do të pritet përfundimi i procesit me votat me kusht dhe ato të diasporës para se të bëhet ndonjë deklaratë përfundimtare.
Ai shtoi se do t’i qëndrojë fjalës së dhënë gjatë Debat Plus-it dhe se, në momentin e duhur, do ta përmbushë zotimin për ta uruar kundërkandidatin Shaqir Totaj për fitoren e tij.
“Rezultati është ky që është. Jemi ende duke e analizuar. Derisa të dalin përfundimtaret, do tri presim votat me kusht e të diasporës. Pak a shumë po shihet. Pas të konfirmohet rezultati përfundimisht do të dha deklaratë.
Fjalën do ta mbaj sigurisht. Do ta bëjmë në momentin e përshtatëm…”, ka thënë Abrashi.