Abuzimi me paranë publike – arsyeja përse nuk shihen rezultate në ekonomi, thotë Hoti

Abuzimi me paranë publike është arsyeja përse nuk shihen rezultate në ekonomi, thotë ish-kryeministri Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, LDK

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se abuzimi me paranë publike është arsyeja përse nuk shihen rezultate në ekonomi.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se ky abuzim përfshin kontratat njëburimore, kontratat për shërbime të veçanta sikur këto në Ministrinë e Financave, pagesat e avanceve si kurrë më parë, subvencione për ndërmarrje publike dhe rrymën në veri si kurrë më parë.

“Abuzimi me paranë publike është arsyeja përse nuk shohim rezultate në ekonomi nga shpenzimi i 11 miliardë eurove që ka pasur kjo qeveri në menaxhim gjatë këtij mandati”, shkroi ai.

Sipas Hotit, organizata “Demokraci Plus” vërteton abuzimin tjetër me paranë publike të Ministrisë së Financave përmes kontratave për shërbime të veçanta.

“Punët që janë përgjegjësi e departamenteve dhe duhet të kryhen nga zyrtarët përkatës, Ministria paguan konsulentë të jashtëm duke dëmtuar buxhetin e shtetit. Punët e Departamentit të Tatimit në Pronë, për të cilat angazhohen konsulentë të jashtë, përshijnë: sqarime për komuna lidhur me tatimin në pronë, të dhënat mbi detyrimet e komunave, bashkëpunimin me Zyrat e Tatimit në Pronë nëpër komuna etj. Njëjtë është edhe Departamenti për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme, ku për punët në vijim angazhohen konsulentë të jashtëm: vlerësimi i pronave të paluajtshme, përdorimin e sistemit të TI-së në vlerësimin e pronave, përgatitjen e raporteve lidhur me shpronësimet dhe këmbimet e pronave etj”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika