Ademi pas lirimit nga akuza: Në fund triumfoi e drejta

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, pas lirimit nga akuza, ka thënë se ka triumfuar e vërteta dhe e drejta

Agim Ademi, kryetar i FFK-së

Pas lirimit nga akuza nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka reaguar kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka thënë se “në fund triumfoi e drejta”.

Ademi tha se ka qenë i akuzuar padrejtësisht për veprat që nuk i ka bërë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e shpalljes së aktgjykimit lirues, ka theksuar faktin se me asnjë provë nuk është vërtetuar që unë kam kryer ndonjë vepër penale, për të cilën kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet”, ka thënë ai.

Ai e ka falënderuar familjen e tij dhe avokatët, të cilët, sipas tij “kontribuan në zbardhjen e së vërtetës”.

Në fund, ai është zotuar se do ta “vazhdoj angazhimin tim në ngritjen e futbollit  të Kosovës në nivelet më të larta dhe të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë”.

Ademi e Rama akuzoheshin se më 2012 kanë kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritro Kadolli, të cilit i kanë kërkuar që t’iu japë 30 mijë euro ose një veturë të llojit “BMW5”.

Më 2019, ata ishin shpallur fajtorë për veprën penale “detyrim në tentativë”. Agim Ademi atëherë ishte dënuar me 9 muaj burgim efektiv.

Kurse pas kthimit të lëndës në rigjykim, Ademi është shpallur i pafajshëm.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika