Aeroplani në përdorim nga “Air Serbia” ateroi në Kosovë

Kompania ajrore, “Chair Airlines” (AirPrishtina), për shkak të prishjes së aeroplanit të tyre ka operuar më 31 maj të këtij viti, nga Bazeli në Prishtinë dhe anasjelltas me një aeroplan tjetër. Ky aeroplan “Airbus A320-214 me regjistrim LY-MAL” me mbishkrimin "Air Serbia", i është dhënë me qira kompanisë serbe “Air Serbia” nga kompania lituaneze “GetJet Airlines”

Platforma për gjurmimin e drejtpërdrejtë të fluturimeve që tregon trafikun ajror, “Flightradar24”, ka ngritur dyshime të mëdha gjatë ditëve të fundit se një aeroplan i “Air Serbia” ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo ngritur dyshimet mbi kompaninë ajrore, “Chair Airlines” (Air Prishtina), të cilët për shkak të prishjes se aeroplanit të tyre, kanë marrë me qira një aeroplan nga kompania lituaneze “GetJet Airlines” dhe këta të fundit dyshohet se ia kanë sjellë një aeroplan të “Air Serbia”.

Se ka qenë aeroplan i “Air Serbia” nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (ACC) e kanë mohuar, por e kanë konfirmuar se “Chair Airlines” ka pasur prishje të aeroplanit dhe për këtë ka marrë një me qira nga kompania lituaneze.

“Kompania ajrore zvicerane Chair Airlines ka operuar me 31 Maj 2024 nga Bazeli për ne Prishtine dhe anasjelltas me aeroplanin Airbus A320-214 me regjistrim LY-MAL për shkak te prishjes se aeroplanit vetanak me te cilin zakonisht operon për Prishtine.

Aeroplani ne fjale është marre me qira nga kompania lituaneze GetJet Airlines e cila e mban ne Certifikatën e Operatorit Ajror/ Specifikimin e Operimeve te vet këtë aeroplan siç mund te shihet ne Certifikatën e Regjistrimit te aeroplanit A320 me regjistrim LY-MAL si dhe ne dokumentin Specifikimi i Operimeve ku është hijezuar LY-MAL si njeri nder aeroplanët në flotën e GetJet. Te dy dokumentet janë bashkëngjitur”, thuhet në përgjigjen tyre për Dukagjinin, teksa kanë dërguar edhe Certifikatën e Regjistrimit të aeroplanit A320 me regjistrim LY-MAL dhe Certifikatën e Specifikimit të Operimeve.

Por, ajo çka është interesant nga përgjigja e ACC janë të dhënat e aeroplanit që ka ateruar në tokën e Republikës së Kosovës; “Airbus A320-214 me regjistrim LY-MAL”.

Ky aeroplan specifik (dhe disa aeroplanë të tjerë 320) i është dhënë me qira kompanisë serbe “Air Serbia” nga kompania lituaneze “GetJet Airlines”, në bazë të një marrëveshje të arritur në nëntor të 2023.

Të paktën kështu thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e kompanisë lituaneze.

Aeroplani, Airbus A320-214

Atëbotë, kompania lituaneze e ajo serbe lidhën një marrëveshje, “wet-lease”, që në aviacion nënkupton se qiradhënësi në këtë rast, “GetJet Airlines” i ka ofruar kompanisë serbe si qiramarrëse; avionë, ekuipazh (të paktën një anëtar) e përgjegjësi operative, përveç emrit që iu shkrua “Air Serbia”.

Për këtë marrëveshja kishte folur edhe shefja ekzekutive e “GetJet Airlines”, Ruta Kulvinskaite.

“Ne shpallim me krenari partneritetin tonë të ri afatgjatë me kompaninë ajrore të Serbisë që na lejon të përdorim përvojën dhe ekspertizën tonë duke transportuar pasagjerë nëpër rrjetin evropian. Ne besojmë se kapacitetet shtesë dhe mbështetja jonë e plotë do të kontribuojnë në qëllimet e zhvillimit të Air Serbia dhe do të sjellin destinacionet më të njohura evropiane më afër pasagjerëve nga Serbia. Këto vitet e kaluara dëshmuan rëndësinë e operacioneve të ACMI në mbështetjen e linjave ajrore gjatë rritjes së udhëtarëve dhe ne jemi të kënaqur që fituam besimin e transportuesve të mëdhenj ajror në të gjithë Evropën dhe më gjerë”, kishte thënë, Ruta Kulvinskaite.

Në njoftimin zyrtar të “GetJet Airlines” thuhet se sa aeroplanë do t’i jepen kompanisë serbe, teksa faqja online që merret me lajme rreth aviacionit civil në Ballkan, “EX-YU Aviation” specifikon se një aeroplan ‘A320’ i regjistruar LY-MAL i është dhënë kompanisë serbe dhe në trup të aeroplanit është mbishkrimi “Air Serbia” – siç mund të shihet edhe në foton e mëposhtme.

“Zgjerimi i kapacitetit të ‘Air Serbia’ do të mbështesë qëllimet e transportuesit flamur për zgjerimin mëtejshëm të rrjetit të tij, si dhe rritjen e numrit të pasagjerëve. Gjatë sezonit të dimrit të vitit 2023, ‘Air Serbia’ do të ketë në flotën e saj dy GetJets ‘Airbus A320’, gjatë sezonit veror të vitit 2024 do të ketë katër ‘Airbus A320’ dhe dy avionë të të njëjtit lloj në dimrin e 2024”, thuhet në njoftimin e “GetJet”, të datës 14 nëntor 2023.

Aeroplani, Airbus A320-214

Pra, aeroplani A320-214 me regjistrim LY-MAL që ateroi në Prishtinë – gjë të cilën e konfirmoi edhe Autoriteti i Aviacionit Civil – përmes makinave online të kërkimit shihet se është aeroplan i “Air Serbia”, ose të paktën ashtu shkruan shkrimi në trupin e aeroplanit.

Me të njëjtin regjistrim, ky aeroplan që operohet nga “GetJet Airlines”, por që me aktivitet është në linjën ajrore “Air Serbia” mund të konfirmohet edhe në uebsajtin e aviacionit për informacione për avionët civilë dhe linjat ajrore, “AirFleets“.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika