Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza e Abdixhiku po angazhohen për një emër konsensual 

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në takimet e fundit mes liderëve politikë është diskutuar për arritjen e një konsensusi të gjerë rreth emrit të presidentit të ri të vendit.

Duke folur në Debat Plus, Haziri ka thënë se në takimet të tre liderëve kryesorë të partive politike për të gjetur një kandidat që do të nderohej përmes një konsensusi të gjerë politik.

“Çka ka ndodh dje në takim. Në takim dje ka ndodh që ka një angazhim të përbashkët të tre liderëve kryesor të partive politike që të angazhohen për një emër, i cili ndërtohet përmes një konsensusi të gjerë.

Nëse kjo dështon, një marrëveshje politike e partisë së parë me një parti tjetër, e cila e siguron, e dëgjuat edhe kryetarin e VV-së e thotë se duhet me pas siguri, se kur hyjmë në Kuvend me zgjedh. Që mos me i rreziku zgjedhjet. Kjo është dëshmi që po insiston mos me rreziku procesi me shku në zgjedhje”, ka thënë Haziri.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa afati i fundit për votimin e presidentit të ri është 4 marsi.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, në dy rundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohen së paku 80 vota nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi. Çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Nëse në dy raundet e para asnjë kandidat nuk arrin 80 vota, në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Dështimi për ta zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues do të kishte pasoja të drejtpërdrejta politike. Nëse deri më 4 mars nuk zgjidhet kreu i ri i shtetit, vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika