Afro 90 zjarre të raportuara të shtunën, sot vetëm dy vatra aktive

Drejtori i Agjensisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj ka bërë të ditur se dita e djeshme ishte një ditë e rëndë për sa i përket numrit të zjarreve.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se dje ishin 83 vatra aktive.

“Dje ishte ditë e rënduar me numër të pazakontë të zjarreve.

1. 09.08.2025 nga 08:00-14:00,  23 zjarre të raportuara.

2. 09.08.2025 nga 14:00-20:00,  40 zjarre të raportuara.

3. 10.08.2025 nga 02:00 -08:00,  20 zjarre te raportuara. “, ka shkruar Metaj.

Ky i fundit, bën të ditur se numri momentalisht ka rënë gjersa bën apel për kujdes të vazhdueshëm.

“Në këto momente janë vetëm dy vatra aktive. Bëjmë apel te qytetarët për kujdes të shtuar duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura si dhe apelojmë ti denoncojnë zjarrvënësit e qëllimshëm. Shperhë mirënjohje të sinqetrë  për Zjarrfikësit e Vendit tonë të cilët kanë arritë me sukses ti lokalizojnë pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit deri në këto momente. Gjithashtu shprehë mirënjohje për stafin e AME-së, Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar në lokalizimin e zjarreve.”, ka shkruar Metaj.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika