Agim Ademi nesër sfidon ligjshmërinë e MKRS-së në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

Nën hijen e kritikave të forta dhe përplasjes mes institucioneve, të enjten do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Një proces që pritet të mbyllet pa garë dhe pa befasi.

Agim Ademi, i cili udhëheq FFK-në që nga viti 2018, është kandidati i vetëm në garë për një mandat të ri katërvjeçar.

Ai ka siguruar shumicën e nënshkrimeve të nevojshme, duke pamundësuar paraqitjen e një kandidature tjetër përballë tij.

Për dallim nga viti 2022, Ademi kësaj radhe nuk ka shpalosur asnjë program se cilat do të jenë objektivat apo synimet e tij në mandatin e ri.

Por procesi zgjedhor është shoqëruar me përplasje të ashpra mes FFK-së dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri në detyrë, Hajrulla Çeku, ka kundërshtuar mbajtjen e Kuvendit.

Ai ka theksuar se Federata nuk ka përmbushur obligimet që dalin nga procesi i licencimit të vitit 2023, përfshirë harmonizimin e Statutit me Ligjin për Sport.

MKRS ka vënë në dyshim edhe legjitimitetin e Kuvendit, duke ngritur shqetësime për përbërjen e tij dhe për faktin se të drejtë vote kanë vetëm anëtarët e licencuar, numër që sipas Ministrisë mbetet i paqartë.


Kjo nuk është e gjitha.

Çeku i është drejtuar edhe UEFA-s dhe FIFA-s.

Sipas tij, një nga pikat më problematike është mekanizmi statutor i kandidimit për kryetar.

Kërkohen 15 nënshkrime mbështetëse nga anëtarët e Federatës vetëm si kusht për t’u kandiduar për kryetar.

Në një federatë si FFK, që ka 40 anëtarë gjithsej, por vetëm 26 janë të licencuar dhe me të drejtë vote, ky rregull, sipas Ministrisë, eliminon garën reale dhe e bën praktikisht të mundur vetëm një kandidaturë.

“A është në përputhje me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s për një federatë:të ketë afërsisht 40 anëtarë gjithsej; nga të cilët vetëm rreth 26 janë të licencuar dhe me të drejtë vote dhe megjithatë të zbatohet një dispozitë statutore që kërkon 15 nënshkrime mbështetëse nga anëtarët për t’u kandiduar për President? Në praktikë, kjo dispozitë rezulton në lejimin faktik të vetëm një kandidature, duke eliminuar konkurrencën dhe duke minuar parimin themelor të zgjedhjeve demokratike”, shkruan në letrën e Çekut drejtuar UEFA-s dhe FIFA-s.

Megjithatë, UEFA dhe FIFA kanë dalë në mbrojtje të FFK-së.

Në një letër zyrtare, dy institucionet konfirmojnë se Statuti i Federatës është në përputhje të plotë me rregulloret ndërkombëtare dhe Ligjin për Sport, duke kërkuar pavarësi të plotë dhe mosndërhyrje politike.

“Prandaj, vlerësojmë se, duke qenë se këto ndryshime të fundit janë ndërmarrë pikërisht për të siguruar përputhshmëri me legjislacionin vendor për sportin dhe duke pasur parasysh mungesën e dukshme të komenteve apo kundërshtimeve nga MKRS për më shumë se pesë muaj, nuk ka pasur më asnjë tregues për pengesa të mundshme në përputhje me legjislacionin përkatës vendor për sportin.

Në këtë drejtim, e konsiderojmë tejet shqetësuese që, pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 gushtit 2025, MKRS vetëm më 12 janar 2026 –pra vetëm disa javë para zgjedhjeve të FFK-së të planifikuara për më 5 shkurt 2026 –ka kërkuar ndryshime thelbësore në Statutin e FFK-së, veçanërisht lidhur me dispozita që janë futur në Statutin e FFK-së që nga viti 2023 dhe që, sipas njohurive tona, nuk janë vënë në dyshim në asnjë fazë të procesit të konsultimit deri më tani”, shkruan ndër të tjerash UEFA në letrën për FFK-në.



Përfaqësues të UEFA-s dhe FIFA-s do të jenë të pranishëm në Kuvend, për të mbikëqyrur procesin zgjedhor.

Ndërkohë, sikurse edhe herëve të kaluara, Kuvendi do të mbahet pa praninë e mediave.

FFK ende nuk ka bërë publikisht të ditur vendin dhe orën e mbajtjes.

Mirëpo, siç ka mësuar televizioni Dukagjini, Kuvendi nis në ora 11:00 dhe do të mbahet në një hotel në periferi të Prishtinës.

Përveç zgjedhjes së kryetarit të FFK-së, në Kuvendin Zgjedhor do të votohet edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të propozuar nga shtatë lidhjet rajonale të futbollit.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika