Agjencitë e sigurisë në Bosnje demantojnë Prokurorinë e Serbisë, thonë se s’janë në dijeni që Radojçiq ka blerë armë atje

Sipas agjencive të sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, në qershor, Radojçiq kishte shkuar në Banja Luka me avion nga Beogradi. Sipas informacioneve, agjencitë e sigurisë nuk kanë asnjë informacion për lidhjen e tij me grupe kriminale në Tuzla

Milan Radojçiq, terroristi që udhëheqi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Lideri i grupit terrorist nga veriu i Kosovës, Milan Radojçiq, nuk ka qenë në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH) në dy muajt e fundit. Sipas hetimeve, Radojçiq ka hyrë në BeH vetëm një herë këtë vit, kur ka mbërritur në Banja Luka me aeroplan nga Beogradi në qershor. Dhe kjo është lidhja e vetme direkte e Milan Radoiçiqit me BeH-në këtë vit.

Prokuroria serbe ka njoftuar të martën pasdite se Milan Radojçiq ka thënë se ka blerë armë afër Tuzlës për sulmin në Kosovë.

Sipas informacioneve të hetimit, asnjë agjenci policore apo e sigurisë boshnjake nuk ka informacion se Milan Radojçiq apo dikush nga grupi i tij ka blerë armë në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat më pas janë përdorur në një sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës.

Kujtojmë se pas konfrontimit me grupin e Radojçiqit, policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe armësh në manastirin e Banjskës në veri të Kosovës.

Armë, municion, e pajisje tjera ushtarake të sekuestruara në manastirin e Banjskës të Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë pas sulmit se armët e përdorura nga grupi i Radojçiqit janë prodhuar në Serbi.

Pothuajse të njëjtin pretendim e ka bërë edhe vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Mirëpo, ai gjeti arsyetim edhe për këtë, duke pohuar se armët serbe janë përdorur edhe nga policia e Kosovës.

“Pjesëtarët e policisë së Kosovës gjatë konfliktit në Banjskë kanë përdorur pushkë serbe Zastava M70, prodhim në Kragujevc. M70, këto janë të gjitha pushkët tona, janë prodhuar në Kragujevc. A ua kemi shitur zyrtarisht? Jo, nuk kemi, por askush nuk pyet se ku kanë pasur 20 herë më shumë pushkë se sa kanë gjetur atje, pushkë të prodhuara në Serbi”, kishte thënë Vuçiq në një intervistë për Happy TV.

Kështu, presidenti serb ka pranuar se armët e përdorura nga grupi i Radojçiqit janë prodhuar në Serbi.

Kujtojmë se pas sulmit terrorist në Banjskë, kur anëtarët e grupit të Radojçiqit vranë një polic kosovar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se cilat armë janë konfiskuar.

Pas sulmit ndaj policisë së Kosovës, Radojçiq ka ikur në Serbi. Sipas informacioneve të mediave boshnjake, ai ka mbetur i plagosur. Autoritetet serbe kanë njoftuar se e kanë arrestuar të martën dhe se i është caktuar masa e paraburgimit për dy ditë. Pas arrestimit, Radojçiq “rrëfeu” se kishte blerë armë në Tuzla.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika