Agjenti i BIA-s dënohet me 5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Aleksandër Vllajiqin për veprat penale “spiunazh” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me 5 vjet burgim dhe gjobë në shumën prej 1 mijë eurosh.

Dënimi u shqiptua pasi Vllajiq pranoi fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës, e cila u shqyrtua dhe u aprovua në seancën e mbajtur të enjten.

Sipas Prokurorisë, nga një datë e pacaktuar deri në arrestimin më 26 qershor 2024, Vlajiq ka vepruar si agjent i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, duke mbledhur dhe dërguar informacione që cenonin rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës.

Po ashtu, ai akuzohej se kishte krijuar një rrjet informatorësh brenda organizatave ndërkombëtare në Kosovë, nga të cilët siguronte raporte dhe të dhëna që lidhen me çështje politike dhe të sigurisë në vend.

Vlajiq ishte njëri nga katër të akuzuarit për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, në vitin 2022.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika