Agjëruesit në komunën e Gjilanit një orë më pak punë gjatë ramazanit

Me vendim të Kryetarit, punonjësit e administratës komunale të Gjilanit përgjatë muajit të Ramazanit do të punojnë një orë më pak. Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për RTV Dukagjini ka thënë se këtë vendim ende nuk e kanë pranuar, por që do të verifikohet përputhja ligjore

Fotografi ilustruese

Orarin e punës e përfunduan fiks në orën 16:00, ndërkaq nuk e filluan si zakonisht në orën 08:00 në mëngjes.

Shkurtimi i orarit për punonjësit e administratës së komunës të Gjilanit, për ata që janë agjërues, është bërë me vendim të Kryetarit, siç thuhet bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale dhe statutin e komunës.

“Për shkak të agjërimit, përgjatë gjithë muajit të Ramazanit, punonjësit e administratës së komunës së Gjilanit do të punojnë një orë më pak. Për të komentuar këtë vendim mjaft të kritikuar kryetari Alban Hyseni gjatë ditës ka qenë i pa-qasshëm. Ndërkaq nga kabineti i tij para kamerës nuk pranuan të flasin duke thënë se ky vendim është marrë edhe viteve të kaluara”.

Megjithatë, Besart Selimi, pjesë e Kabinetit të Kryetarit përmes një përgjigjeje me shkrim ka treguar se edhe në ramazanin paraprak, agjëruesit në drejtoritë komunale kanë punuar një orë më pak.

“Siç iu kam thënë dje mediave, është një vendim që bëhet çdo vit dhe nuk jemi të vetmit sepse besoj që shumë institucione të tjera e praktikojnë”, ka thënë Selimi.

Në terren ndoshta mund ta praktikojnë por zyrtarisht nuk dihet nëse ndonjë komunë ka marr një vendim të ngjashëm.

Komuna e Kamenicës dhe e Prishtinës për të cilat qarkulluan lajme se gjithashtu e kanë shkurtuar orarin e punës në administratë për shkak të agjërimit, përmes zyrtarëve për media e kanë mohuar këtë praktikë.

Megjithatë, qytetarët e Gjilanit po e mirëpresin vendimin e kryetarit.

“Kryetari ka vepru shume mirë, vendimi është shumë i mirë, ia garanton ligji për vetqeverisje lokale…”, ka thënë një qytetarë.

Përgjigjen për dilemat se a bie ky vendim në kundërshtim me ligjin në kompetencë e ka Ministria e Pushtetit Lokal.

“Ne ende nuk e kemi pranu këtë vendim, kur të vijë do t’i dërgohet zyrës ligjore dhe do të..”, ka thënë ministri Elbert Krasniqi.

Vendimin e Hysenit e ka komentuar edhe kryeministri Kurti, duke thënë se nuk beson që ka qenë qëllimkeq dhe në kundërshtim me ligjin.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika