AGK dënon kërcënimet ndaj Klan Kosovës dhe gazetarëve, mirëpret reagimin e shpejtë të Policisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas arrestimit të një personi që kishte bërë kërcënime online ndaj Klan Kosova dhe gazetarëve të këtij televizioni.

AGK-ja ka dënuar ashpër kërcënimet e rënda dhe të papranueshme që, sipas njoftimeve zyrtare, individi V.H. kishte drejtuar ndaj televizionit dhe punonjësve të tij, duke i cilësuar ato si sulm serioz ndaj lirisë së medias në Kosovë.

Po ashtu, Asociacioni ka mirëpritur reagimin e shpejtë të Policia e Kosovës, duke shprehur besimin se rasti do të trajtohet me prioritet.

Sipas njoftimit të Policisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”, në bazë të nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria, në bashkëpunim me institucionet relevante, ndodhet në fazën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete hetimore.

AGK-ja ka theksuar se çdo formë kërcënimi apo intimidimi ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe përbën goditje direkte ndaj lirisë së shprehjes dhe informimit, duke ritheksuar se siguria e gazetarëve duhet të jetë prioritet institucional.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika