AGK dhe RrGGK reagojnë ndaj gjuhës seksiste të kryetarit Rama ndaj gazetares Edona Gashi

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) kanë reaguar ashpër ndaj përdorimit të gjuhës seksiste nga ana e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një komunikim me gazetaren Edona Gashi nga emisioni “Piranjat”.

Sipas reagimit të përbashkët, kryetari Rama përdori terma si “loçkë” dhe “zemër” gjatë një interviste me gazetaren, duke treguar, siç u tha, mungesë profesionalizmi dhe respekti ndaj rolit të saj si gazetare. AGK dhe RrGGK theksojnë se një qasje e tillë synon të minimizojë temën që ajo po trajtonte dhe të ulë kredibilitetin e saj profesional.

Të dy organizatat i kanë bërë thirrje publike kryetarit Rama që të kërkojë falje për sjelljen e tij, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet e një komunikimi institucional.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) dënojnë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme e me tone seksiste nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama (LDK), ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi.
Përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare është jo vetëm joprofesional, por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur kredibilitetin e saj profesional. Kjo sjellje e reflekton qartë ambientin patriarkal dhe të pasigurt në të cilin gratë gazetare në Kosovë janë të detyruara të punojnë çdo ditë.
AGK dhe RrGGK i bëjnë thirrje kryetarit Rama që të kërkojë falje publike për këtë sjellje të papranueshme dhe të sigurojë respektim të plotë të rolit të gazetarëve dhe të drejtës së tyre për të kërkuar përgjigje në interes të publikut.”, thuhet ne reagimin e AGK-se/

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika