AGK-ja dorëzon komentet e Ligjit të KPM-së në Kushtetuese

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, kanë dorëzuar komentet e përbashkëta për Ligjin e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) në Gjykatën Kushtetuese.

Nga AGK-ja konsiderojnë se ky Ligj është në kundërshtim me Kushtetutuën e Kosovës duke i propozuar Gjykatës që këtë ligj ta shpallë kundërkushtetues.

“Ne argumentojmë që procedura e ndjekur gjatë ligjbërjes dhe nenet që rregullojnë përbërjen dhe funksionimin e komisionit, definicionin për mediat online dhe këshillin e ankesave janë në kundërshtim me Kushtetutuën e Kosovës dhe cënojnë, ndër të tjera, pavarësinë e KPM-së, të drejtën e lirisë së medias dhe parimin e barazisë gjinore. Duke respektuar në plotni vendimarrjen përfundimtare të Gjykatës, ne konsiderojmë që nenet përkatëse duhet të shfuqizohen dhe meqë është e pamundur që ligji i kontestuar të mbijetojë pas shfuqizimit, i propozojmë Gjykatës Kushtetuese që këtë ligj ta shpallë kundërkushtetues”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK shpreson që ky ligj të shpallet kundërkushtetues duke thënë se autoritetet publike nuk kanë treguar vullnet që t’i përgjigjen thirrjeve që ligji të draftohet në harmoni me standardet kushtetuese dhe europiane.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përcjell rrugëtimin e këtij ligji nga viti 2021 dhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme që ligji të draftohet në harmoni me standardet kushtetuese dhe europiane, autoritetet publike nuk kanë treguar vullnet që t’i përgjigjen këtyre thirrjeve. Ky rast gjyqësor është historik për shkak se është hera e parë që Gjykata Kushtetuese trajton rast që ka të bëjë me lirinë e medias dhe aktgjykimi do të krijojë precedentë që do të udhëheqë gjykatën për dekada me radhë. Ne shpresojmë që argumentet tona do të bindin Gjykatën që të shpallë ligjin kundërkushtetues”, thuhet tutje në reagim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika