Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me qytetarët, ku diskutoi për projektet e ardhshme që do të realizohen gjatë periudhës së ardhshme 4-vjeçare.
Ahmeti tha se në këtë proces janë identifikuar nevojat e qytetit dhe janë projektuar mundësitë buxhetore të komunës për financimin e projekteve madhore.
“Sonte, së bashku me qytetarët e Lipjanit, diskutuam për projektet e ardhshme që do të realizohen në periudhën 4-vjeçare.
Ne kemi identifikuar me saktësi nevojat e qytetit dhe kemi projektuar mundësitë buxhetore të komunës për financimin e projekteve madhore.
Kemi një plan konkret, me projekte të qarta dhe me një arsyeshmëri financiare të qëndrueshme.
Lipjani tashmë është përtej fjalëve, është një qytet që rritet dita-ditës, që po bëhet gjithnjë e më atraktiv dhe konkurrues me qytetet e tjera të Kosovës.
Ne nuk premtojmë bosh. Me punë të përkushtuar, po ndërtojmë Lipjanin që e duam”, ka shkruar Ahmeti.