Ahmeti mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në takim drejtuesit e e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxhën dhe Ismail Tashollin, me të cilët ka diskutuar për organizimin e marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që pritet të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

“Me kënaqësi të veçantë mirëprita drejtuesit e “Liria ka emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli. Gjatë takimit biseduam për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si një thirrje qytetare për drejtësi dhe dinjitet.

Mbështetja për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe për kthimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve tanë në shtëpi është një mesazh i qartë uniteti kombëtar dhe dinjiteti.
Drejtësi. Dinjitet. Liri”, ka shkruar Ahmeti.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika