Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim elektoral në Topliqan
Ahmeti theksoi se programi i tij për mandatin e ardhshëm katërvjeçar është i ndërtuar mbi llogaritje të sakta buxhetore dhe përmban projekte konkrete që do të sjellin ndryshime të dukshme për secilin qytetar të komunës.
“Topliqani i bashkuar për fitore!
Sonte energjia dhe entuziazmi i qytetarëve dhe të rinjve në Topliqan treguan qartë se Lipjani do të vazhdoj progresin.
Programi ynë për katër vitet e ardhshme është një plan i matshëm, i bazuar në llogaritje të sakta buxhetore, që garanton investime konkrete dhe ndryshime të prekshme për çdo qytetar.
Faleminderit Topliqan!
Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, ka shkruar Ahmeti.