Oborri i palestrës së qytetit të Lipjanit u mbush mbrëmë me të rinj, në një aktivitet ku kryetari i komunës, Imri Ahmeti, falënderoi Forumit të Rinisë për angazhimin dhe përkushtimin e treguar.
Ahmeti theksoi se rinia është energjia dhe motivi kryesor për zhvillimin e qytetit, duke e quajtur atë “krenaria e Lipjanit”.
“Sonte, oborri i palestrës së qytetit u mbush me energjinë e rinisë sonë!
Faleminderit Forumit të Rinisë për angazhimin, përkushtimin dhe energjinë që sjell, duke e shndërruar përkushtimin tonë në vepra konkrete për Lipjanin.
Më 12 tetor, zëri i rinisë do të jetë vendimtar. Bashkë do të vazhdojmë ta ndërtojmë një Lipjan ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë, të punojë dhe të ëndërrojë.
Rinia jonë beson në punë, jo në propagandë. Ajo është krenaria e Lipjanit dhe motivi ynë për të vazhduar me forcë e përgjegjësi të lartë drejt zhvillimit të vendit tonë”, ka shkruar Ahmeti.