Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se rruga e re “Bashkim Krasniqi” ka ndikuar dukshëm në lehtësimin e qarkullimit në qytet.
“Rruga e re ‘Bashkim Krasniqi’ ka lehtësuar qarkullimin në qytet. Rrugë të tilla do të vazhdojmë t’i hapim edhe në pjesë të tjera të qytetit”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook, duke shpërndarë edhe një video nga terreni.
Ahmeti është sërish kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Lipjanit.