Ahmeti: Smallusha dëshmon mobilizim të jashtëzakonshëm në mbështetje të programit të LDK-së për Lipjanin

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Smallushë, ku është pritur me përkrahje të madhe dhe energji të jashtëzakonshme.

Ahmeti tha se Smallusha, një fshat i njohur për njerëzit e zellshëm e punëtorë, ka treguar mobilizim si kurrë më parë në mbështetje të programit të tij, i cili sipas tij është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

“Aty kanë përfunduar projekte infrastrukturore dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe shkolla e re”.

”Kjo është dëshmia më e qartë se programi ynë është i vetmi që përputhet me kërkesat e qytetarëve. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e palëkundur. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Të fundit nga rubrika