Ahmeti: Torina e Poturoci janë frymëzimi im për ta çuar Lipjanin përpara me një vizion të përbashkët

Kryetari i Lipjanit dhe kandidat për një mandat të ri nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka zhvilluar takime me banorët dhe familjarët në fshatrat e tij, Torina dhe Poturoci.

Ai ka theksuar se fshatrat Torina dhe Poturoci janë frymëzimi i tij, ndërsa vizioni për Lipjanin ndërtohet me punë, dinjitet dhe përkushtim, falë mbështetjes së qytetarëve.

“Sonte në mesin e bashkëfshatarëve e familjarëve që janë frymëzimi im për ta çuar Lipjanin përpara me një vizion të përbashkët, një të ardhme që ndërtohet me punë, dinjitet dhe përkushtim. Fshati im Torina dhe Poturoci janë vendet ku rrënjët janë të thella dhe besimi është i pathyeshëm. Ky besim e kemi kthyer gjithmonë me punë dhe do vazhdojmë kështu për Lipjanin që e duam të gjithë. Faleminderit për mbështetjen e pakusht!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika