Ajri i ndotur nga Kosova do të largohet bashkë me mjegullën

Matësit e cilësisë së ajrit në Kosovë gjatë dy javëve të kaluara kanë treguar për ajrin tejet të ndotur, e që sipas ekspertëve do të përmirësohet për shkak se ditëve në vazhdim do të largohet mjegulla dhe do të shtohet fuqia e erës. Qytetarët, sidomos ata me sëmundje kronike mbeten të shqetësuar për cilësinë e keqe të ajrit. Një raport i Bankës Botërore i publikuar më herët, tregon se për çdo vit në Kosovë rreth 760 njerëz vdesin për shkak të ndotjes së ajrit.

Përpos qytetarëve që e ndjejnë gjatë frymëmarrjes e në çdo aspekt të jetës, edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë ditëve të fundit ka regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

Para më shumë se një jave Indeksi i Cilësisë së Ajrit, Kosovën e rendiste tek kategoria e cilësisë së ajrit të pa shëndetshëm për grupe të caktuara, ndërsa këto ditë kemi hyrë në kategorinë që cilësohet e moderuar, me indeksin 71.

Se ka pasur tejkalime mbi nivelin standard e tha edhe specialisti i ajrit, Shkumbin Shala.

“Ne kemi regjistruar ditëve të fundit vlera mbi standardet e lejuara si mesatare vjetore kemi pasur ditore edhe vjetore mundem me thënë, kemi pasur tejkalime mbi nivelin standard, që standardi thotë 50 mikogram për metër kub, ndërsa si mesatare ditore ne këto vlera kemi shënu mbi 50 mikorgram për metër kub, po vlen me potencu që këto vlera janë regjistruar vetëm tek grimcat e pm10 dhe 2.5 ndërsa ndotësit e tjerë kanë qenë nën nivele standarde.”

Specialisti i Ajrit në Institutin Hidrometeorologjik thotë se cilësia e ajrit do të përmirësohet ditëve në vijim sepse do të shtohet fuqia e erës dhe gradualisht do të hiqet mjegulla.

Për shkak të ajrit të ndotur në Kosovë për çdo vit vdesin 760 njerëz, e kostoja ekonomike arrin mbi 240 milionë euro, këto sipas një hulumtimi të organizatës Çohu që citon një raport të Bankës Botërore.

“Edhe kemi pa që automjetet që janë të regjistruara dhe që janë prodhu para vitit 1990 psh. janë rreth 100 mijë ose rreth 150 mijë prej vitit 1990 deri në vitin 2000. Pra edhe kjo është një burim gogja i madh i ndotjes që shkaktohet sidomos në qytete”, u shpreh Besnik Boletini nga Organizata “ÇOHU”.

Për pasojat e ajrit të ndotur qytetarët janë të vetëdijshëm, sidomos ata që janë të prekur nga sëmundjet.

“Krejt familja të gjithë jemi të sëmurë, bile vëllezërit, dy më kanë vdekë prej fytit, prej ajrit të ndotur.”

“Kjo mjegulla që bjen pasoja, sidomos për mua, që kam probleme kronike e shëndetësore me frymëmarrje me diabet, e tension aritmtmi, çka po di unë.”

“Kisha bo apel tek të gjithë liderët e parive politike të cilët janë të përgjegjshëm që na mashtrojnë qe 26 vite edhe nuk e bëjmë sigurimin shëndetësor, shtazët i kanë subvencionet, qeni i ka 50 euro në muaj a unë si qytetar nuk kam sigurim shëndetësor”, tha Enver Balaj.

Ajri i ndotur është problem i përjetshëm që shfaqet zakonisht gjatë muajit dhjetor e janar, problem për të cilin shteti nuk ka gjetur zgjidhje asnjëherë, ndonëse raportet e Bankës Botërore e të organizatave ndërkombëtare në përpikëri shpjegojnë se kush janë ndotësit e ajrit dhe se si mund të ngritët cilësia e ajrit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika