Ajri në Prishtinë, i dëmshëm për personat e ndjeshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për marrjen e masave mbrojtëse, veçanërisht për personat e ndjeshëm, pasi ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i dëmshëm

Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka lëshuar një thirrje për kujdes për persona të ndjeshëm, pasi cilësia e ajrit është e dëmshme.

Në një njoftim të bërë të hënën, Instituti ka bërë të ditur se indeksi i cilësisë së ajrit është 88, klasifikuar si i nivelit të moderuar.

Sipas IKSHPK-së, situata në kryeqytet vazhdon të jetë e rrezikshme për shëndetin dhe kërkohet një përqendrim i madh në masat e mbrojtjes personale.

Kur shkalla është më e rënduar, IKSHPK-ja ka rekomanduar për bartjen e maskës.

Kujdesi i veçantë u duhet kushtuar individëve të ndjeshëm, siç janë ata me probleme të frymëmarrjes, fëmijët, dhe personat me probleme shëndetësore kronike.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika