Akademi Përkujtimore për Ibrahim Rugovën nën patronatin e presidentes Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar rëndësinë e trashëgimisë politike të presidentit historik të vendit, Dr. Ibrahim Rugova, duke theksuar se ajo mbetet themel i kulturës politike dhe orientimit shtetëror të Kosovës.

Deklaratat u bënë gjatë Akademisë Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rugovës.

Osmani theksoi se përkujtimi i Rugovës nuk është vetëm shënim i një date, por rikthim te një epokë që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës.

“Sot, 20 vjet pas ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova, jemi bashkuar për të kujtuar dhe nderuar figurën e tij dhe për ta shënuar momentin kur ideja e tij u bë edhe kulturë politike, ku rezistenca u bë etikë dhe kur politika u ngrit në nivel të misionit historik. Sot nuk përkujtojmë vetëm një datë, por për një epokë që e ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë tonë. Askush nuk e mishëroi më thellë e më mirë shprehjen ‘Unë biri yt, Kosovë’, se sa presidenti Rugova. Ai ishte biri i saj në bindje, përkushtim dhe në sakrificë, i lidhur me fijet e tij me popullin dhe vlerat e saj, duke ia kushtuar gjithë jetën, çdo qelizë të tij ndërtimit dhe mbrojtjes së shtetit të lirë, të pavarur dhe demokratik të Kosovës”, tha ajo.

Osmani theksoi se filozofia politike e Rugovës përfaqëson një koncept të thellë human dhe demokratik, i cili vazhdon të jetë udhërrëfyes edhe sot.

“Trinomi i presidentit Rugova: liri, pavarësi dhe demokraci, është manifest politik dhe njëkohësisht koncept i thellë filozofik e human. Për Rugovën, liria nuk ishte thjesht mungesë e kufizimeve, por po ashtu aftësi e popullit për të vendosur për fatin e vet dhe orientimin e vet. Pavarësia nuk ishte thjesht një akt politik, por realizim i një të drejte historike. Ndërkaq, demokracia nuk ishte thjesht një instrument pushteti, por mekanizëm dialogu e i realizimit të të drejtave dhe lirive themelore për të gjithë pa dallim”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika