Akademik Kullashi kërkon dorëheqjen e Krajës nga kreu i AShAK-ut

Akademiku Muhamet Kullashi, e ka kërkuar dorëheqjen e akademikut Mehmet Kraja

Akademik Muhamet Kullashi dhe akademik Mehmet Kraja

Akademiku Muhamet Kullashi, ka kërkuar dorëheqjen e akademikut tjetër, Mehmet Kraja.

Kullashi në RTK, deklaroi se Kraja ka bërë shkelje serioze duke vendosur logon e ASHAK-ut në një shkrim, i cili sipas tij, nuk ka asgjë shkencore.

Kullashi u shpreh se Kraja e ka keqpërdorur pozitën me shkrimin e publikuar në emër të AShAK, të cilin e ka quajtur të dobët,

Tutje, ai theksoi se Kraja nuk ka më autoritet ta udhëheqë AShAK-un.

“Realisht, objektivisht si mund të mendoni që ai mund ta udhëheqë një Akademi, kur ai ka folur për banda në Akademi. Ai gjatë muajve imponon një tekst, ndonëse është kontestuar në seksonin tonë, domethënë e kemi shpërfillur totalisht atë tekst. Si mendoni se do të mund të bashkëpunojmë me të. Ai nuk ka më autoritet, e as kredibilitet ta qeverisë ASHAK-un, me këto sjellje që janë arrogante, agresivitetin ndaj këshillit, me të cilat, jemi ballafaquar edhe me parë, nuk i japin më vërtet kredibilitet”, tha Kullashi.

Sipas tij, është mirë që vetë Kraja të largohet sepse askush nuk do ta respektojë pas atij shkrimi të publikuar.

Mehmet Kraja e kishte publikuar një shkrim me titull “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, e ku vetë AShAK-u është distancuar nga kjo analizë.

Kraja, fillimisht, e kishte publikuar shkrimin në emër të Akademisë, tek më vonë u mësua se teksti ka vetëm një autor dhe se ai është vetë Kraja.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika