Akoma pa ligj, kriptovalutat mbeten veprimtari ilegale

Prodhimi dhe mbajtja e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave vazhdon të mbetet veprimtari ilegale në Kosovë. Persona të cilët merren me këtë veprimtari thonë se kanë marrë pjesë në dëgjimet publike për projektligjin për kriptovalutat dhe kanë disa vërejtje, e një ndër to është edhe përqindja e tatimit në fitim. Ndërkohë nga grupi punues për këtë ligj nuk kanë treguar se kur pritet të procedohet në Kuvend

Foto ilustruese

Në mesin e mallrave ilegale të kontrabanduara, oficerët doganor gjatë bastistjes në një shtëpi në Podujevë kanë gjetur edhe diçka tjetër.

Dhjetëra pajisje të cilët ishin në funksion të prodhimit të kriptovalutave.

Sipas njoftimit të doganës kjo shtëpi rrymën e kishte të lidhur ilegalisht, për çka KEDS ka konstatuar vjedhje të rrymës në vlerë mbi 40 mijë euro.

Po të miratohej një ligj i paralajmëruar për vitin e kaluar, të paktën pajisjet e kriptovalutave nuk do të ishin konfiskuar.

Pra, prodhimi i kriptovalutave në Kosovë vazhdon të mbetet veprimtari ilegale, fushë për të cilën është në process një projektligj.

Ndonëse jo-publik, pas dëgjimeve publike përdoruesit dhe njohësit e parasë digjitale kanë vërejtjet e tyre për këtë projektligj.

“E para është se duhet me u rregullu përkthimi i projektligjit e dyta mendoj që duhet me u marrë secili komunitet i kriptovalutave ata me i zgjedh 3-4 katër anëtar që mendojnë që janë më të përgatitur dhe grupi punues me u konsultu edhe me komunitet të cilat vec funkionojnë prej 2016”, ka thënë njohësi i fushës së kriptovalutave, Labinot Bajrami.

Njohësi i fushës së kriptovalutave, Labinot Bajrami

Pos këtyre vërejtjeve në bazë të asaj që thotë Bajrami nënkuptohet se nuk janë të kënaqur as me përqindjen e tatimit në fitim.

“Është edhe pagesa ose tatimi në ftim që shumica e komunitetit me aq sa kemi folur edhe kemi diskutu nuk pajtohen që ajo më e madhe se 10%”, ka shtuar ai.

Po kësaj ai ankohet edhe në përbërjen e grupit punues të cilët thotë se nuk janë as të shkolluar por as adekuat për këtë fushë.

E kryesorja e këtij grupit punues Mimoza Kusari-Lila që nga dita e enjte nuk ka dhënë detaje mbi projektligjin.

Aksioni për konfiskimin e pajisjeve për prodhim të kriptovalutave më së shumti kryhen në komunat veriore të vendit.

Një ndër arsyet që në këtë pjesë mbahen këto pajisje është edhe fakti që deri tani kjo pjesë nuk kanë paguar për rrymën e konsumuar.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika