Aksident i rëndë në Prishtinë, një person i lënduar dhe 8 makina të parkuara të dëmtuara

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnate në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Në pamjet e bëra publike gjithandej shihet se edhe disa vetura të parkuara janë dëmtuar teksa shoferi që dyshohet që shkaktoi këtë aksident ka mbetur i lënduar, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe se 8 vetura të parkuara janë dëmtuar si pasojë e këtij aksidenti.

“Me 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar per nje aksident ne rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera te cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare ne Kalabri.
Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika