Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, në fshatin Koshtovë.
Në incident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesja e njërës prej veturave. Ajo u dërgua për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut. Rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore njoftuan se e lënduara, një grua rreth 53-vjeçare, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Koshtove, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime të renda ka pësuar drejtuesja e njërës prej veturave, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës se Jugut.
Rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore të Spitalit Rajonal të Mitrovicës kanë njoftuar se e lënduara drejtuesja e veturës, rreth 53-vjeçare, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim.