Aksident mes dy motoçikletave në Gjilan, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë mes dy motoçikletave ka ndodhur këtë të premte në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rreth orës 19:39 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident Trafiku me lëndime në fshatin Livoç i Ulët. Ndihma e parë, Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve kanë dal në vendngjarje. Nga hetimet e para njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy motoçikleta, raportohet se tre persona janë lënduar në aksident. Personat e lënduar me urgjencë janë transportuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan”.

Hashani për Dukagjinin u shpreh se njëri nga të lënduarit raportohet se ishte dërguar në spital pa shenja jete teksa një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK e një po vijon trajtimin në Spitalin e Gjilanit.

“Sipas raportit të mjekëve njëri nga të lënduarit është sjell në spital pa shenja jete. Dy të lënduarit e tjerë me lëndime të rënda trupore, njëri është transportuar për në QKUK-Prishtinë, gjersa tjetri vazhdon të trajtohet në spitalin e Gjilanit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Njisitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident i rëndë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika