Aksident në Ferizaj, humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident trafiku ka ndodhur më 28 dhjeto, rreth orës 17:20, në fshatin Greme të Ferizajt. Si pasojë e aksidentit, një femër 19-vjeçare, pasagjere në veturë, ka humbur jetën.

Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Shoferi i veturës, një 20-vjeçar, ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, si dhe një ekip i zjarrfikësve, ndërsa për veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka qenë prezent në vendin e aksidentit.

Të fundit nga rubrika