Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Skenderaj, ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, të cilat drejtoheshin nga dy meshkuj, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Kosovës.
Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.
“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-femije, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.