Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë.
Sipas Policisë së Kosovës, një kamion ka humbur kontrollin, ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka goditur katër vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi për Dukagjinin se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
“Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e sidomos tek shoferët, që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë që të shmangen aksidente të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, ka deklaruar Hoxha.