Aksident trafiku në fshatin Brod të Shtërpcës, dy të lënduar

Në njè aksident trafiku në fshatin Brod të Shtërpcës janë lënduar dy persona. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli bën të ditur se njësia e komunikacionit rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit

Ilustrim

Gjatë kësaj të premteje, në aksin rrugor Fusha Pajtimit – Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës rreth orës 18:25, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore dhe janë lënduar dy persona.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 18:25 në aksin rrugor Fusha Pajtimit -Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Veç dëmeve të shkamtuara materiale, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët janë të lehta. Njësia e komunikacionit rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, ka thënë Veseli.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika